KORAL FISH OFFICIAL SITE

Firma Koral Fish operon në sektorin e përpunimit të produkteve të detit që nga viti 1994.Prej shumë vitesh kompania operon dhe në tregjet ndërkombetare, veçanërisht në atë Italian, mardheniet me të cilën janë intensifi kuar së tepërmi vitet e fundit.
Produktet e ofruara nga Koral Fish janë produkte me origjinë vendi dhe importi. Gama e gjërë e produktevepërfshin produkte të freskëta dhe të ngrira duke plotesuar kështu nevojat e një numri të madh konsumatoresh. Që prej themelimit janë bërë përmirsime progresive përsa i përket zgjerimit të hapësirave të aktivitetit dhe përshtatjes së normave të punës dhe cilësis së produkteve me të gjitha standartet e CE.
Një përparsi të madhe biznesit i jep dhe vendodhja e stabilimentit, pranë portit të peshkimit. Për me tepër zotërimi i anijeve të peshkimit i jep mundësi Koral Fish për peshkim në detin Adriatik dhe Jon, duke garantuar kështu një itinerar të shkurtër nga momenti peshkimit deri në fazat e përpunimit dhe ruajtjes. Stabilimenti i ri me një imazh bashkohor është inaguruar në vitin 2008.

Sipëfaqa e zhvillimit të aktivitetit është 6000 m², ndërsa baza ftohëse zë një hapesir prej 5000 m³. Teknologjia e përdorur është mjaft bashkohorë gjë që i krijon kompanis nje avantazh konkurues.